×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zyrtari i AAK-së: Pasi 100 shqipfolëse s’po mund ta bëjnë qverinë, jepjani mandatin Listes Serbe

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 10:27

    Ish-zyrtari i AAK-së, Naim Maloku, siç duket është nervozuar jo pak me mosarritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë nga VV e LDK.


    Ai thotë pasi 100 shqipfolësa s’po mund ta bëjnë qeverinë, në mënyrë ironike shton se duhet dhënë Listës Serbe ta bëjnë gjë të tillë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Njëqind shqipfolësa në Kuvend dhe s mjaftojnë për të formuar qeveri.

    Epjani mandatin pra Listës Serbe.

    Ju merruni, 365 ditë në vit, me përkujtime, lavdërime e vajtime!

    Kujtojmë se sot do të takohen sërish Kurti e Mustafa në përpjekje për ta lidhur koalicionin qeverisës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!