×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zyrtari policor: S’ka polic që shkruan tiketë ndaj deputetëve

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 23:45

    Ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Lulzim Gashi, ka deklaruar se nuk ka polic në uniformë që shkruan tiketë kundërvajtëse për deputetë të Kuvendit të Kosovës.


    Një deklaratë të tillë, ai e ka dhënë me rastin e përgjigjes së pretendimeve të prokurorit Arian Gashi, i cili ka thënë se me rastin e shqiptimit të tiketave qytetarët nuk janë trajtuar barabartë.

    Por, i akuzuari Gashi, ka thënë se kjo nuk qëndron pasi që ai është polici që ka shqiptuar tiketë ndaj një deputeti të Kuvendit të Kosovës.

    “Nuk ka polic që e ka uniformën që e shkruan një tiketë ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës. Ndërsa, prokurori i shtetit e ka para vete një tiketë të tillë qe është në emër tim po e ka përpiluar Muhamet Buzhala dhe është fjala për tiketën e shqiptuar ndaj Visar Ymerit. Edhe deputet, edhe fshatar, për mu qytetarët janë njëjtë”, ka thënë ai.

    Ndryshe, Lulzim Gashi, akuzohet se në cilësinë e zyrtarit policor e ka keqpërdorur pozitën zyrtare, pasi që dyshohet se dënimet për gjykatë, i kishte shndërruar në dënime me të holla, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Lidhur me këtë rast, të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, palët në procedurë kanë dhënë fjalët e tyre përfundimtare.I akuzuari Gashi ka thënë se ai ka kërkuar nga komisioni i brendshëm disiplinor të informohet se ku ka të drejtë polici të ndërhyjë e ku jo.“Nuk ka pas një shkresë ku thuhet se polici ka të drejtë të ndërhyrje apo mos të ndërhyjë në tiketa. Aty shkruan që përpilimi i tiketë duhet të jetë i qartë për gjykatë”, ka deklaruar ai, duke njoftuar gjykatën se më nuk ushtron detyrën e policit.

    Ndërkohë, prokurori i rastit, Arian Gashi, në fjalën e tij përfundimtare, ka kërkuar që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

    Ai ka deklaruar se gjatë shqyrtimit gjyqësor janë argumentuar veprimet e përshkruara në dispozitivin e aktakuzës me anë të provave që gjenden në shkresa të lëndës e që janë administruar.

    Ai ka thënë se fakti që i akuzuari ka kryer veprën penale vërtetohet edhe nga raporti i inspektimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!