Drejtori i Policisë së Malit të Zi, Llazar Shqepanoviq, ka dhënë detaje rreth të dyshuarit për vrasjen e së paku dhjetë personave në Cetinje, Aco Martinoviq, i cili akoma ndodhet në arrati. Policia ka paralajmëruar se i njëjti është i armatosur.
Shqepanoviq Martinoviq nuk posedon leje për armën me të cilën dyshohet t’i ketë kryer vrasjet sonte, meqë sipas të dhënave zyrtare ai nuk ka armë.
Ai ka zbuluar se Martinoviq ishte dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje të dhunshme, përcjell Reporteri.net.
Në vitin 2022, Policia kishte kryer një kontroll në shtëpinë e tij pasi ishte kapur me armë. Gjatë kontrollit atij i kishte gjetur një pushkë ajrore dhe armë të tjera e eksplozivë. Për mbajtjen në pronësi të tyre, ai ishte dënuar me tre muaj burgim nga gjykata e shkallës së parë, por vendim të formës së prerë nuk ka pasur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.