Në përvjetorin e 22-të nga marrja e burrit dhe katër djemve të saj, flet Ferdonije Qerkezi.
Nga shtëpia muze e Ferdonije Qerkezit në Gjakovë, ajo rrëfeu sërish përjetimet dhe vuajtjet e 22 vjetëve më parë.
“Pikërisht në këtë shtëpi hyn policia serbe në ora 11, na kanë kontrollu kush jemi, ajo ditë, si sot, si para 22 vjetëve, është e njëjta ditë për mu, ohhh…u kanë një ditë e zezë për mu”, u shpreh Qerkezi, në emisionin gjesi në T7.
Kështu, edhe sot, pas kaq vitesh e ka të vështirë t’i mbajë lotët kur përmend fëmijët dhe burrin e saj. “Ditë e zezë, ditë e ranë, ditë e tmerrshme”, shtoi zonja Ferdonije.
Ajo bëri thirrje që të gjithë të vazhdojnë t’i përkujtojnë personat të cilët kanë sakrifikuar për lirinë e vendit të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.