Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë nga dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të të ndjerit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 të mbrëmjes. Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, derisa ka njoftuar se i ndjeri ishte nga Bujanoci.
Hashani ka bërë të ditur se i ndjeri ishte duke pirë kafe kur u qëllua për vdekje nga dy persona.
“Ju njoftojmë se rreth ores 19:45 te dates sotme ka pasur te shtena me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull I moshes 50 vjeqare dyshohet se eshte nga Bujanovci ka qene duke pire kafe ne kafiteri dhe aty kane ardhur dy persona kane shtene me armë zjarri dhe kane ikur n këmbë drejtim te stacionit të autobusëve”, njoftoi Hashani.
Ai thotë se të gjitha njësitë janë angazhuar dhe nga vendi i ngjarjes është siguruar, njoftohet se viktima e cekur është pa shenja jete. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.