×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte duke udhëtuar me autobus, vdes një person në Komoran

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 15:08

    Gjatë ditës së djeshme në një autobus në Gllogov të Komoranit një person është alivanosur. Personi në fjalë është ndihmuar nga udhëtarët , por ai pas dërgimit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka vdekur.


    Kështu ka njoftuar policia e Kosovës.

    Sipas kësaj të fundit, ende nuk dihen shkaqet që çuan në vdekjen e këtij personi.

    “Viktima mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke udhëtuar me autobus, papritmas është alivanosur. Viktima me ambulancë është dërguar në QKUK dhe më pas ka vdekur”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!