×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, Policia arreston një person në Gjakovë

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 19:03
    Fotografi ilustruese.

    Policia e Kosovës, përmes njesitit FAST, ka kryer sot një operacion policor në Gjakovë ku ka arrestuar një person.

    Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ka deklaruar se ndaj të arrestuarit kishte urdhërarrest ndërkombëtar, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Në orët e pasditës në rajonin e Gjakovës, Policia e Kosovës përmes njësitit të saj FAST- që vepron në kuadër të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, mbështetur edhe nga njësitet relevante policore, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për procedime të mëtejme ligjore”, tha Hoxha në prononcim për media. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!