×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte në ndejë me këngëtarin e infektuar me coronavirus, izolohet Lutfi Haziri

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 11:03

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se është vetizoluar, pasi mori pjesë në ndejën ku këndoi këngëtari tashmë i konfirmuar me koronavirus, Muhamet Sejdiu.


    Përmes një shkrimi në Facebook, Haziri tha se pavarësisht se nuk ka pasur kontakte me këngëtarin, ai ka vendosur të vetizolohet.

    Shkrimi i plotë i Lutfi Hazirit:

    Të dashur qyetarë,

    Komuna e Gjilanit prej 22 shkurtit ka ndërmarrë veprimet konkrete për parandalimin e #Covid-19.

    Ekipet komunale, në koordinim me të gjitha instancat lokale dhe regjionale, çdo ditë janë në luftë me këtë virus.

    Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv, unë nga mbrëmja jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokolit shëndetësor.

    Po ashtu, u kam kërkuar të gjithëve që kanë qenë në ambient të njëjtë, t’i nënshtrohen testeve dhe vetizolimit.

    Detyrën time e ushtron nënkryetari i Komunës, i mbështetur nga kryesuesi i Komisionit emergjentë të Gjilanit, të cilët kanë ekip të madh pas vete.

    Besoj që bashkë ia dalim! Deri atëherë, kujdesu për veten, familjen, miqtë e lagjen, duke qëndruar në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!