Sylejman Kllokoqi, fotografi që ofroi dëshmi për masakrën e Reçakut, e cila u krye nga forcat serbe 25 vjet më parë.
Ai në T7, ka treguar se kishte parë koka të prera të njerëzve.
“Kur hymë aty shtëpia e parë, ishte një njeri pa kokë dhe familjarët e kërkonin kokën, ia kishin pre kokën. Prej aty kam vazhdu anën e majtë një rugicë, ku çdo 100 metra, 150 metra, ishin në anën e majtë dhe të djathtë nga dy persona të vdekur”, ka thënë ai.
Kjo masakër kishte ngritur alarm në shtetet perëndimore, që më pas rezultoi me ndërhyrjen e NATO’s.
Serbia vazhdon ta mohojë këtë masakër, përkundër fakteve që janë ofruar edhe nga mekanizma ndërkombëtarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.