×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishte nxënës shembullor”, 17 vjeçari i vrarë në Deçan po kthehej nga shkolla kur u qëllua në autobus

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 22:33

    Tre persona kanë vdekur pas një sulmi me armë zjarri mbi një autobus me nxënës në fshatin Gllogjan të Deçanit.

    Shoferi i autobusit dhe dy nxënës kanë mbetur të vdekur nga ky krim makabër.

    Koordinatori i shkollës “Kadri Kusari” në Gjakovë, Arben Sufaj ku vijonte mësimet nxënësi i vrarë i moshës 17 vjeçare ka treguar për Gazetën Online Reporteri.net se ai ka qenë nxënës shembullor.

    “Ishte nxënës shembullor i shkollës së mesme “Kadri Kusari” në Gjakovë. Na ka prek ky lajm pa masë neve si staf i shkollës pasi ka qenë nxënës i urtë e shembull për neve si staf”, ka thënë ai për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!