Janë aktivizuar kamerat nëpërmjet të cilave i mundësohet shoferëve të cilët kanë qasje në internet të shikojnë situatën e vendkalimeve kufitare në kohë reale.
Deri sa tani jemi në sezonin e verës dhe fluksi i mërgimtarëve rritet, qytetarët mund t’i shohin familjarët e tyre teksa sa kalojnë nëpër pikat kufitare, shkruan Reporteri.net
Të gjithë ata që udhtojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare Hungari-Serbi, Maqedoni-Kosovë, Kroaci-Serbi si dhe Serbi-Maqedoni, përmes kamerave online mund ta përcjellin nëse ka kolona në kufirin përkatës dhe me këtë rast do të kenë mundësi që të planifikojnë udhëtimin më mirë.
Për të parë kamerat online në këto vendkalimeve mund të klikoni këtu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.