Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për 26 vjeçarin nga Prizreni, i cili është raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor të vitit 2024.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Express së kërkimet kanë nisur në lumin “Drini i Bardhë” tek lokacioni afër Urës së Shenjt.
Në këtë operacion po marrin pjesë edhe patrulla policore nga Gjakova dhe ekipi i FSK-së për Kërkim Shpëtim.
“Sot me datë 11.01.2025,rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor 2024.
Kërkimet kanë filluar në lumin “Drini I bardhë” duke filluar në afërsi të “Urës së shenjt” .
Në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave Policore nga Gjakova, me kërkesë të policisë merr pjesë e FSK me ekipin e Kërkim Shpëtimit”, ka thënë Bytyqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.