Ish-deputeti dhe anëtari i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, po qendron në një vizitë në shtetin e Kamerunit.
Pacolli, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka njoftuar se ka takuar senatorin, Z. Otte Andrew, sekretarin e pergjithshëm, Z. Ferdinand Ngoh Ngoh dhe disa personalitete të tjera të shtetit të Kamerunit.
“Gjate vizitës time në Kamerun pata nderin t’a takoj senatorin, Z. Otte Andrew, sekretarin e pergjithshëm, Z. Ferdinand Ngoh Ngoh dhe disa personalitete të tjera të shtetit të Kamerunit te cilet i falenderoj per mikpritjen.
Pata disa aktivitete dhe takime te rendesishme ku biseduam edhe lidhur njohjes se Pavaresise se Kosoves”, ka shkruar Pacolli.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2967158196634432&id=100000208433483
Tutje ai ka bërë me dije se ka biseduar rreh njohjes së Kosovës ku edhe thotë se kjo do të ndodh gradualisht.
“Komunikimet vazhdojnë dhe më tutje.
Kemi biseduar rreh njohjes së Republikës së Kosovës, ku gjeta mirëkuptim se një gjë e tillë duhet të ndodh gradualisht. Pra, gjatë vizitës, çështja e Kosovës është trajtuar mirë, ku pashë energji pozitive nga ana e tyre se do të vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme!”, ka përfunduar Pacolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.