×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili i PDK-së: Qeveria të marr përgjegjësi për tensionimin e marrëdhënieve me SHBA-të

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 21:36

    Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se kryeministri Kurti duhet të ketë guxim të dalë para qytetarëve dhe të pranojë se e tërë e kaluara e Vetëvendosjes kundër mallrave serbe duhet të harrohet për 30 ditët e para të qeverisjes së tij.


    “Ne sot kemi një kryeministër i cili ka zgjedhur që të implementoj bindjen e tij personale dhe jo atë të interesit shtetëror”, ka thënë Uran Ismaili.

    “Ky kryeministër po dëshiron që të t’kurrë interest e Kosovës brenda agjendës së tij të ngushtë dhe përjashtuese”, ka shtuar Ismaili.

    Ismaili ka kujtuar se PDK kishte propozuar opsionin e suspendimit dhe reciprocitetit në janar të vitit 2019, e që atë kohë nuk ishte mbështetur nga Albin Kurti.

    Në fund, sekretari i PDK-së ka theksuar se ky i vetmi propozim që ka mundur edhe të vazhdojë rrugëtimin e përbashkët me SHBA-të dhe në anën tjetër të vendosë masa mbrojtëse për Kosovën kundër Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!