Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Utan Ismaili, e ka bërë përgjegjës kryeministrin Albin Kurti për shkaktimin e krizave politike për të ikur nga përgjegjësia për tu marrë me pandeminë e shkaktuar nga coronavirus.
Ismaili ka shkruar se ikja nga përgjegjësia e Kryeministrit Kurti dhe prodhimi i një krize të re në përballjen me pandeminë, është e pandershme, e pafalshme dhe tepër e dëmshme për qytetarët.
Deklarata e plotë e Uran Ismailit:
Në vend që sot të koncentroheshim në tejkalimin e krizës shëndetësore e socio-ekonomike, e cila e ka përfshirë Kosovën pas pandemisë së coronavirusit, kriza u thellua edhe më tepër.
Duke u provokuar rrëzimi i Qeverisë, për shkak të inateve personale, u injoruan tërësisht qytetarët në një periudhë tejet delikate.
Kryeministri Kurti vendosi në karantinë qytetarët në Viti, Klinë e Malishevë, por sot i harroi ata dhe të tjerët që janë vetë-izoluar në Prishtinë e gjithandej Kosovës. I harroi, në një kohë kur gjendja në tërë vendin është e rëndë dhe me rrezik.
Në vend se të krijohet uniteti, dhe në vend se të merren vendimet e duhura e urgjente për ta përballuar me sa më pak pasoja këtë situatë kritike me coronavirusin, u provokua përçarja dhe iu kthye shpina të gjithë qytetarëve të Republikës sonë.
Ikja nga përgjegjësia e Kryeministrit Kurti dhe prodhimi i një krize të re në përballjen me pandeminë, është e pandershme, e pafalshme dhe tepër e dëmshme për qytetarët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.