×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili pasi zyrtarizoi kandidaturën për Prishtinën: Ky qytet s’do të lejojë të përbuzet më

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 22:11

    Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, sonte ka zyrtarizuar kandidaturën e tij nga ky subjekt politik për Kryetar të Prishtinës.


    Ai tha se për 20 vjet, partitë politike Prishtinën e bënë të pabanueshme nga brenda për të krijuar lagje të reja jashtë qytetit.

    “Çdo banor, çdo lagje, çdo fshat po vuan mungesën e kujdesit. Duke e njohur Prishtinën, ëndrrat dhe potencialin e saj për jetë, unë e di që ky qytet nuk do të lejojë të përbuzet më. Kemi humbur shumë kohë, por bashkë mund ta fitojmë betejën për një Prishtinë të cilën të gjithë e duam dhe e meritojmë”, shkroi Ismaili në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!