×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ismaili: PDK do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, mes tyre edhe një projekt tepër të rëndësishëm për Anamoravën

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 21:16

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do t’i votojë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës që përmirësojnë jetën e qytetarëve, shkruan Reporteri.net.


    Sipas tij fatkeqësisht shumë prej këtyre marrëveshjeve janë zvarritur pikërisht nga partitë në pushtet kur kohë më parë ishin në opozitë.

    “PDK-ja nuk e ndjek këtë model të opozitarizmit që sillet në bazë të inateve personale dhe politikave ditore. PDK-ja do të dëshmojë edhe një herë se në pushtet apo në opozitë, interesi i qytetarëve të Republikës së Kosovës do të jetë gjithmonë në rend të parë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ai ka thënë se implementimi i projekteve zhvillimore është jetik për vendit.

    “Sidomos kjo vlen në këtë krizë të pandemisë që po na merr shumë jetë e po na varfëron. Prandaj implementimi i projekteve zhvillimore është jetik. Sepse vetëm duke i hapur rrugë zhvillimit përmirësohet mirëqenia jonë qytetare”, ka shtuar ai.

    Ai e ka përmendur ndër të tjera projektin për Zhvillimin e Ujërave të Zeza në Gjilan, porblem ky që është bartur me vite të tëra.

    “I tillë është edhe projekti shumë i nevojshëm për Zhvillimin e Ujërave të Zeza në Gjilan, problem që ka brengosur shumë vite banorët e këtij qyteti. Ky është një lajm shumë i mirëpritur për këtë anë të Anamoravës dhe me votën tonë nesër do t’i japim fund kësaj pritjeje të gjatë”, ka thënë Ismaili.

    Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të merr seriozisht pakot financiare për të ndihmuar qytetarët dhe të gjitha kategoritë e bizneseve të cilat janë godituar jashtëzakonisht shumë nga pandemia dhe rrezikojnë bankrotimin.

    https://www.facebook.com/uismaili/posts/649015035696394

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!