×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ismet Beqiri thotë se LDK-ja zgjedh Amerikën para koalicionit me VV-në

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 18:21

    Zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së në Ministrinë e Kulturës, Ismet Beqiri, ka thënë se “me miq dhe shtet nuk mund të luhet”.


    Këto fjalë u thanë duke komentuar reagimet e sotme të zyrtarëve amerikanë, të cilët po thonë se Kosova mund ta humb partneritetin me ta nëse nuk plotësohen kërkesat, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera, zyrtari i lartë i LDK-së, thotë se partia e tij do ta zgjidhte me parë miqësinë me Amerikën sesa koalicionin me VV-në.

    “Pa miq, pa përkrahjen e partnerit tonë kryesor SHBA-ve nuk mund te ketë as qeveri dhe as Kosovë stabile. LDK në mes partneritetit-koalicionit qeverisës e me tendencë të humbjes së përkrahjes së miqëve dhe partneritetit me SHBA-të duhet të jetë dhe është për këtë të dytën, pa asnjë dilemë. Duhet të reflektojmë urgjentisht. Me miq dhe shtet nuk mund të luhet”, ka thënë Beqiri.

    Sidoqoftë, edhe kreu i LDK-së Isa Mustafa, theksoi se LDK-ja ka primare raportin me Amerikën, duke i bërë thirrje Qeverisë që të reflektojë lidhur me kërkesat. Mustafa, madje, ka dërguar në Amerikë Skënder Hysenin, për të biseduar nga afër me emisarin special për dialogun, Richard Grenell./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!