×
  • Lajme
  • Lajme

    Isufi: AAK do të dëmtohet nëse Haradinaj bëhet president, por po e japim për hatër të Kosovës

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 21:02

    Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se kjo parti do të dëmtohej nëse Ramush Haradinaj do të lëshonte postin e kryetarit të partisë dhe do të bëhej president.


    Isufi thotë se duhet të ketë një nxitim që të zgjidhet presidenti i ri.

    “Mund të ndodhë që të na zë afati kushtetues 6 mujor. Atëherë nuk mund të paramendojmë se çfarë do të ndodhte”, thotë ai në Pressing.

    “AAK-ja dëmtohet nëse Haradinaj bëhet president, por po e japim për hatër të Kosovës. Duhet të ngutemi që të zgjedhim një president”, shtoi Isufi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!