×
  • Lajme
  • Lajme

    Isufi i AAK-së pyet se a ka shtet: Serbia vendos në karantinë komunat veriore, ku janë institucionet

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 13:59

    Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.


    Ai ka përmendur se si Serbia ka vendosur në karantinë këto komuna dhe se institucionet kosovare nuk po veprojnë.

    “Serbia vendos në karantinë komunat e pjesës veriore të Kosovës. Ku janë institucionet e vendit që nuk veprojnē në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi?!”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se  me vendimin e Serbisë sipas dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen me urdhër nga Beogradi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!