×
  • Lajme
  • Lajme

    Itali, kasapi shqiptar masakron me thikë bashkëshorten

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 9:13

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në komunën Suzzara në provincën e Mantovës në Itali.

    Një shqiptar 48 vjeç ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 37 vjeçe me të cilën ishte në proces divorci.

    Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare në prani të mjaft dëshmitarëve të rastit.

    Gruaja është qëlluar disa herë me thikë në trup dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

    48-vjeçari shqiptar me profesionin kasap është vënë në pranga me akuzën e tentativës së vrasjes.

    Sipas hetimeve të para, motivi i këtij krimi është asistenca ekonomike që pas divorcit bashkëshorti duhet të paguante për 3 fëmijët e tyre.

    Kanë qenë kalimtarët e rastit që pas thirrjes për ndihmë të gruas kanë mundur ta shpëtojnë nga goditjet me thikë që mund të kishin qenë dhe fatale.

    48-vjeçari shqiptar ka tentuar t’i shpëtoj forcave të policisë duke fshehur dhe thikën e krimit, por një patrullë policie me rreth 40 forca kanë rrethuar zonën e pas gati një orë nga ngjarja e kanë vënë në pranga.

    Shqiptari ka tentuar dhe të hidhet nga një mur i lartë mbi 2 metra por është bllokuar nga policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!