×
  • Lajme
  • Lajme

    Italia konfirmon mbështetjen për heqjen e vizave për kosovarët

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 20:19

    Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Ai gjithashtu ka inkurajuar institucionet e Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që të hiqen të gjitha hezitimet e mbetura.

    “Takimi i sotëm me Zv. Kryeministrin, Driton Selmanaj ishte i frytshëm. Bashkë shqyrtuam përparësitë e qeverisë, përfshirë reformën në drejtësi dhe dialogun me Serbinë, të udhëhequr nga BE-ja. Duke konfirmuar mbështetjen e #Italisë në liberalizimin e vizave për #Kosovën, inkurajova forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që të hiqen të gjitha hezitimet e mbetura”, ka shkruar Orlando në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!