×
  • Lajme
  • Lajme

    Italia mirëpret rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, inkurajon palët për qasje largpamëse

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 17:38

    Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë nëpërmjet një komunikate ka theksuar se Italia mirëpret video-konferencën e sotme në Bruksel e cila shënon rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.


    Sipas komunikatës, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur italiane për aspiratat legjitime evropiane të Kosovës dhe Serbisë, inkurajojnë të dy palët që të punojnë në mënyrë konstruktive dhe me qasje largpamëse, në përputhje me perspektivën e tyre evropiane.

    “Ne mbështesim lehtësimin e udhëhequr nga Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajcak, për të gjetur një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë që garanton paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe mirëpresim çdo nismë që synon fuqizimin e përpjekjeve të PPBE-së Lajcak”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!