×
  • Lajme
  • Lajme

    Italia në hall me të kthyerit nga Kosova, i infektuari me coronavirus shkon e lahet në pishinë

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 12:21

    Një kosovar 55 vjeçar ishte kthyer nga Kosova për në Itali më datë 17 qershor.


    Ai kishte vazhduar jetën e tij normalisht në distriktin e Asolos në Treviso, ndërkohë kishte frekuentuar edhe një nga pishinat e zonës.

    Ndërkohë siç shkruajnë mediat italiane së fundi atij i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, dhe pas përfundimit të analizave të martën nga institucionet shëndetësore italiane kishte rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Fatmirësisht të gjithë personat e tjerë që kanë qenë bashkë me të në pishinë kanë rezultuar negativ, ndërkohë autoritetet italiane kanë urdhëruar që të vetëkarantinohen për 14 ditë të gjithë të afërmit e tij që kishin qenë bashkë për ecje në mal e që kishin drekuar së bashku.

    Edhe një kosovar tjetër që ishte kthyer në Itali po në të njejtën datë, ishte shndërruar në burim infeksioni në rrethinën e Predazzo-s në Trento. Ai nuk kishte lajmëruar autoritetet italiane pasi ishte kthyer, dhe si rezultat ka infektuar edhe 7 persona të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!