×
  • Lajme
  • Lajme

    Iu gjet substancë narkotike në veturë, paraburgim për të miturin

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 10:41

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të miturit L. A.


    “Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 18.05.2019, gjatë një kontrolli të policisë në automjetin të cilin ka qenë duke e drejtuar i mituri, është gjetur sasi 1095.7 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë”, në automjetin e në cilin është gjetur kjo substancë narkotike, kanë qenë të pranishëm edhe 4 persona të moshës madhore, që së shpejti do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake.

    Me këtë veprime i mituri L. A., dyshohet të ketë kryer veprën penale ”blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK”, thuhet nga Gjykata Themelore në Gjilan, transmeton Indeksonline.

    Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!