×
  • Lajme
  • Lajme

    “Iu luta të ndalonte”, 20-vjeçarja tregon si u përdhunua nga shqiptari në Itali

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 7:57

    Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përdhunuar një 20-vjeçare Itali.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit mes së shtunës (11 qershor) dhe të dielës (12 qershor).

    Të dy me banim më zonën e Pesarese, ata ishin takuar në një klub në Cattolica, Malindi Beach Cafe, në zonën e plazhit.

    Një moment, i riu me origjinë shqiptare e bindi 20-vjeçaren të largohej nga klubi, shkruajnë mediet italiane.

    Ajo pranoi dhe të dy u nisën drejt një parkingu afër lokalit, jo shumë larg shezlongeve dhe çadrave.

    Në një moment 22-vjeçari e tërhoqi vajzën me forcë në një vend të pandriçuara.

    20-vjeçarja tregon se ishte si e paralizuar.

    “Iu luta të ndalonte, ai nuk kishte mëshirë, isha si e ngurtësuar”, thotë ajo.

    22-vjeçari shqiptar e shtyu në një cep me ndriçim të dobët, e hodhi në tokë dhe e përdhunoi.

    Në një moment vajza arriti të shpëtonte dhe telefoni miqtë e saj.

    “I thashë ndalo, ndoshta ishte i dehur”, shtoi ajo.

    Miqtë e vajzës dhe shokët e shqiptarit mbërritën në vendin ku ndodheshin 2 të rinjtë dhe u grindën me njëri-tjetrin.

    Pas mbërritjes së karabinierëve, 22-vjeçari u arrestua.

    Tashmë ai ndodhet në burgun e Riminit, ku në fillim të javës së ardhshme do të mbahet seanca e vlefshmërisë para gjykatësit hetues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!