×
  • Lajme
  • Lajme

    Ju përmend emri për rastin e gjakmarrjes ndërmjet Kelmendve dhe Elshanve të Pejës, flet Xhavit Haliti

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 10:20

    Ditë më parë televizioni zviceran, ka raportuar për rastin e gjakmarrjeve në Pejë në mesë dy familjeve Elshani dhe Kelmendi, në këtë artikull është përmendur edhe Xhavit Haliti si i afërm i familjes Elshani.


    Se çfarë din Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti për marrjen e 23 jetë njerëzish nga të dy familjet për gjatë këtyre dy dekadave, tregon në A23, në ATV

    “Publikisht dua ta them se ky emision është përgatitur nga një gazetar i Kosovës dhe qëllimi ka qenë vetëm me me përmendë mua, dhe un edi kush është ai gazetar”

    “Un i njohë edhe familjen Elshani sepse jemi fqinjë dhe kam shoqëri me ta por i njoh edhe familjen Kelmendi dhe kam qenë te dy familjet, me shpresë qe kanë me u pajtuar.”

    “Së pari me ka thirr nëna e Dem Elshanit dhe më është lutur që un me ndërmarrë diqka që me i pajtua dhe kam shkuar në familjen e Kelmend-ve dhe atëherë si kam njoft mirë, tash i njohë se kam shkuar dhe kam biseduar me gjithë ata dhe me kanë prit mirë të dyja palët, por gatishmëria nuk ka qenë e as njërës palë për tu pajtuar“, ka deklaruar Haliti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!