×
  • Lajme
  • Lajme

    Iu zbulua lokacioni në ‘Instagram’, pamje se si u arrestua Leotrim Latifi në villën në Badovc

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 23:50

    Një rast i grabitjes së armatosur ka ndodhur të hënën në një argjendari në Prizren, ku mbetën të plagosur babë e bir, pronarë të këtij biznesi.

    Gazeta Online Reporteri.net ka shkruar  se 29 vjeçari Leotrim Latifi, i konsideruar prej vitesh si një prej personave më të rrezikshëm në Kosovë, i njohur për përfshirje në një mori grabitjesh të armatosura në Kosovë është arrestuar sot si i dyshuari kryesor për këtë grabitje.

    Siç kanë treguar burime të Reporteri.net, e dashura, e Leotrimit ka postuar një story në Instagram nga një villë në Batallavë në të cilën shihej edhe vetura e të dyshuarit.

    Kjo u bë shkak që forcat e Policisë ta kapin pikërisht deri sa ndodhej në vilë me të dashurën, një prej grabitësve më të rrezikshëm në Kosovë.

    Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për kapjen e grabitësve u krye në ora 6 të mëngjesit të ditës së sotme.

    Ekipi i KALLXO.com në bashkëpunim me Prokurorinë e Prizrenit ka shoqëruar forcat speciale të Policisë në aksionet e tyre në lokalitete të ndryshme në kërkim të të dyshuarve për grabitje dhe arrestimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!