×
  • Lajme
  • Lajme

    Ivan Todosijeviq e humb mandatin në Zveçan, zëvendësohet nga KQZ-ja

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 15:42

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për zëvendësimin e kandidatit të Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, i cili ishte certifikuar si asambleist i zgjedhur për Kuvendin Komunal të Zveçanit. Ai është zëvendësuar me kandidatin e radhës nga i njëjti subjekt politik dhe me më së shumti vota Marko Stefanoviq.

    Ky vendim i KQZ-së, për zëvendësim, vjen pasi Todosijeviq është dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale.

    Neni 29 i ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, pika Q, specifikon se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale gjatë tri viteve të fundit.

    Po ashtu, anëtari i KQZ-së, Florian Dushi, i cili referoi çështjen në mbledhjen e këtij institucioni, bëri të ditur se edhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin K095/20, ndër të tjera konstaton që fitimi i ulëses në mënyrë kundërligjore e bën të pavlefshëm mandatin e fituar.

    Në muajin gusht, Gjykata e Apelit në Kosovë ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviç, ishte dënuar me dy vjet burgim në nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!