×
  • Lajme
  • Lajme

    Ivica Daçiq deklaron se shtyrja e takimit ndërmjet zyrtarëve të Prishtinës dhe Beogradit në Paris është humbje për Kosovën

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 16:16

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se shtyrja e takimit ndërmjet zyrtarëve të Prishtinës dhe Beogradit në Paris ishte “humbje për dikë”, por më së paku disfatë e Serbisë.


    Madje, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Daçiq ka thënë se nuk ka shumë “hidhërim” as në Bruksel apo në Uashington se takimi në Paris u shty.

    “Kjo sugjeron që Shtetet e Bashkuara e shohin këtë si dëshmi se asgjë nuk mund të bëhet pa ta. Tani ata që u përpoqën të organizonin këtë takim e shohin se nuk është e lehtë”, citohet të ketë thënë Daçiq.

    Siç shtoi ai, është shumë herët të thuhet kur do të vazhdojë dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çfarë mund të jetë rrjedha e ngjarjeve.

    “Ka shumë tema të tjera me të cilat ballafaqohen udhëheqësit evropianë dhe një prej tyre është zgjedhja e institucioneve të reja evropiane”, tha Daçiq.

    Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar rreth anulimit të takimit, duke thënë se ai gjithashtu nuk është i kënaqur që nuk do të ketë një takim në Paris.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!