×
  • Lajme
  • Lajme / Vota për kryeparlamentarin

    Izet Mexhiti mohon përfshirjen në ofertën për Duda Baljen: Nuk e kam takuar që nga zgjedhjet në Maqedoni

    Reporteri
    30 Maj 2025 | 9:04

    Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka mohuar kategorikisht përfshirjen në çështjen e ngritur nga deputetja Duda Balje, e cila ka deklaruar se i është ofruar një pozitë profesoreshe në Shkup në këmbim të votës për ministren Albulena Haxhiu.

    Mexhiti ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë rast dhe se hera e fundit që ka takuar deputeten Balje ka qenë gjatë zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

    Deklaratat e tij vijnë pas akuzave të ngritura nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se figura nga koalicioni VLEN – duke përmendur edhe Mexhitin – kanë kontaktuar me deputetin Adem Hoxha, me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Haradinaj ka shprehur shqetësimin për atë që e ka quajtur ndërhyrje të koordinuar politike nga Maqedonia e Veriut në proceset vendimmarrëse në Kosovë.

    Mexhiti ka hedhur poshtë çdo akuzë, duke e cilësuar të pavërtetë dhe të pabazë përfshirjen e tij në këtë situatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!