Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini ka thënë se pavarësisht se sot në këtë komunë ka pasur vetëm shtatë raste të reja me koronavirus, gjendja mbetet mjaft e rëndë.
“Vet jam në izolim pasi një anëtarë i familjes ka dalë pozitiv. Unë vet kamë dalë negativ por nëna ime ka dalë pozitiv por prej një jave jam në vetizolim pasi nuk e di nëse e kam apo mund ta marr virusin në çdo moment”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Gjini thotë se gjendja në Gjakovë shihet vetëm nëse kalohet pranë spitaleve apo klinikave private ku shihen flukse të mëdha të qytetarëve që presin për shërbime.
I pari i Gjakovës thotë se Spitali i Gjakovës ende nuk ka arritur kapacitete maksimale por sipas tij si te shumica e komunave, edhe në këtë spital ekziston problemi me furnizimin e me oksigjen.
“Ka pasur raste kur njerëzit në mënyrë private janë angazhuar për të siguruar disa litra oksigjen pasi spitali kishte shpenzuar edhe litrat e fundit”, tha mes tjerash Ardian Gjini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.