×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga: Kosovës do t’i mungojë ambasadori O’Connell

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 17:19

    Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot takimin përshëndetës me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairí O’Connell.


    Jahjaga përmes një postimi në Facebook thotë se ka qenë nder dhe përvojë e jashtëzakonshme të punoi me një Ambasador, që përveç punës si diplomat, ka arritur të jetë mik i shtrenjtë i Kosovës dhe popullit tonë.

    “Do të jemi përgjithmonë falënderues për kontributin dhe përkrahjen e Ambasadorit O’Connell. Edhe pse Kosovës do ti mungojë një mik i tillë, Ambasadorit i uroj shumë sukses në misionin e tij të ardhshëm dhe e përgëzoj përzemërsisht për punën e tij të palodhshme”, ka shkruar Jahjaga. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!