“Pak para zgedhjes së Jahjagës në vitin 2011, pasi që zgjedhja e ish-kreut të shtetit, Behgjet Pacollit u vlerësua kundërkushtetuese, vendi ishte në prag të luftës civile, i tha Jahjaga The Heraldit”, shkruante gazeta në tetor 2019.
Në ligjëratë, Jahjaga kishte thënë se ka luftuar stereotipet gjinore me punën e saj në Policinë e Kosovës, duke propozuar, mes tjerash, që gratë police të vishnin mini-funde.
“Bazuar në shërbimin dhe integritetin e saj në forcën policore, Jahjaga u nominua për të qenë presidente e Kosovës në vitin 2011. Brenda 24 orësh, ajo u zgjodh. Edhe pse në fillim hezitoi ta pranojë ofertën, më vonë e pranoi. ‘Isha mësuar ta thyej xhamin e qelqtë vazhdimisht nga pak, por këtë herë e kisha thyer të tërin’”, i kishte thënë Jahjahga Heraldit.