Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me Emisarin e ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Jahjaga ka thënë se me Kasanof ka biseduar për zhvillimet aktuale dhe se gjatë takimit ka ritheksuar nevojën dhe domsodoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes dy vendeve, shkruan Reporteri.net.
“Z. Kasanof e urova për detyrën e re dhe i dëshirova mandat të suksesshëm. Biseduam për zhvillimet aktuale dhe ritheksova nevojën dhe domsodoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 🇽🇰 🇺🇸”, ka shkruar Jahjaga.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.