×
  • Lajme
  • Lajme

    Jakup Krasniqi e quan matrapaz Milaim Zeken

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 22:54

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi, e quan matrapaz Milazim Zekën të cilit i hapi derën për t’u bërë deputet pasi e bëri pjesë të listës zgjedhore të NISMA-s në zgjedhjet e fundit nacionale, transmeton Reporteri.net.


    Por ka kohë që raportet mes tyre janë ftohur, aq sa drejtojnë akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit.

    Krasniqi së fundmi i ka dhënë një epitet Zekës, të cilin e quan matrapaz.

    “Allahile a s’keni punë më të meqme. Se kam Byron e punësimeve këtu. Lene, hiqnu matrapazëve, na mytët me këta matrapaz, po hiqu tyne, s’po du me u marr as me të (Zekën) e as me ata që merren me rrenat e tij”, ka deklaruar Krasniqi për T7.

    Ky reagim i Krasniqit vije pasi deputeti Zeka e ka quajtur Krasniqin “koordinator të gjitha punësimeve”.

    Nuk ka vonuar dhe Zeka ka reaguar ndaj Krasniqit pasi e quajti matrapaz.

    “Jakup Krasniqi me paska quajtur ‘matrapaz’! Ka shumë të drejtë, ama unë nuk jam hajn i parasë publike. Unë nuk kam ndërtu shtëpi tre katëshe, me ashensor brenda, me paratë e Fondit “Vendelindeja Thërret”! Unë nuk kam pasur asnjë post drejtues në këtë shtet, edhe pse kam qenë më meritor se Jakupi dhe krejt kompania e tij. Po flasim për punësime. E kam thënë edhe po e përsërisë: Jakup Krasniqi me ‘company’, vetëm minjtë në tavan nuk i kanë punësu. Ani vazhdoni, zgjedhjet shpejtë do të vine, aty do masim matrapazlleqet tona. Qytetarët nuk flasin, po nuk janë budallenjë, ka shkruar Zeka në Facebook.  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!