×
  • Lajme
  • Lajme

    Jakup Krasniqi godet Specialen: Kjo maskaradë e ka adresën në Beograd

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 11:48

    Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot është paraqitur për herë të parë para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Tribunalin Special në Hagë.


    Ai ka qenë mjaft i ashpër në fjalën e tij, duke thënë se e gjithë kjo maskaradë është në shërbim të politikave të krimit dhe gjenocidit të Serbisë, për të cilat edhe prokurori serb e pranoi vetë që ka qenë prokuror që nga viti 2003, shkruan Reporteri.net.

    “Në seanca të tjera do them edhe më shumë, veç s’do të ndihesha mirë të isha në shërbim të politikave të krimit dhe gjenocidit të Serbisë për të cilat edhe prokurori serb, Vukçeviq pasi që është ngritë aktakuza e pranoi se ka qenë, pasi është ngritur aktakuza, se ka qenë prokuror nga viti 2003, unë mendoj se adresa e qartë e krejt kësaj masakarade është në Beograd dhe te mbështetësit të politikave të saj kudo qofshin ato”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!