Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot është paraqitur për herë të parë para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Tribunalin Special në Hagë.
Ish-kryeparlamentari i Kosovës, ka kritikuar ashpër faktin që Gjykata Speciale në aktakuzat e saj anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së u referohet si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, shkruan Reporteri.net.
Krasniqi ka deklaruar se asnjëherë nuk ka trajtuar asnjë njeri në jetën e tij ashtu siç është trajtuar ai nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtese.
“Në aktakuzë po na quani ndërmarrje e përbashkët kriminale. Unë deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq, sa e si më trajtuat mua, nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. E theksoj, s’kam trajtuar kurrë kështu njerëz”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.