×
  • Lajme
  • Lajme

    Jakup Krasniqi tregon nëse NISMA do të hynte në një koalicion me PDK-në e LDK-në pa shkuar në zgjedhje

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 17:37

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i ka rezervat e tij për dorëheqjen e Ramush Haradinajt.


    Sipas tij, ai nuk është dashur të largohet vetëm për shkak të ftesës – këtë veprim do duhej ta bënte po të ngrihej aktakuzë ndaj tij.

    “Për mua ftesa nuk thotë gjë, nëse ngritët aktakuza atëherë të akuzuarit nuk mund të mbajnë pozita shtetërore”, vlerëson Krasniqi.

    I pyetur se a ka kalkuluar Haradinaj, Krasniqi thotë se këtë e bëjnë të gjithë në politikën kosovare.

    “Sa i përket kalkulimeve, në politikën tonë është vështirë me gjet politikan që nuk kalkulon politikisht dhe vetëm për vota. Këtu duhet kërkuar ketë pa perspektivën jo vetëm politike në Kosovë. Si në pozitë e po ashtu edhe në opozitë. Në ketë rrafsh partitë i ngjasojnë njëra tjetrës si veja –vesë”, ka deklaruar Krasniqi për Express.

    I pyetur se a bëhet NISMA pjesë e një koalicioni me PDK-në e LDK-në, Krasniqi nuk ka dashur të jape përgjigje direkte.

    “Nuk jemi duke menduar për koalicione. Jemi duke punuar që të shkojmë para me parimet tona politike, të cilat parime Kosovës i mungojnë”, ka thënë Krasniqi.

    Ai ka thënë se NISMA Socialdemokrate nuk e ka problem hyrjen në Kuvend me 10 plus deputet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!