Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka folur për dorëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni.
Ai ka thënë se arsyeja pse ka dhënë dorëheqje Maxhuni është shëndetësore.
Haradinaj është pyetur nga gazetarët se kush mund të jetë pasues i Maxhunit por nuk ka dhënë një emër.
“Nuk kam emër dhe më duhet me shqyrtuar si duhet me u sill”, ka thënë Haradinaj, shkruan Reporteri.net.
Kjo përgjigje e Haradinajt se duhet “me pyet si me u sill”, tregon se ai si kryeministër në detyrë nuk ka të drejtë të emëroi kryespiunin e ri.
Kujtojmë se ligji për AKI-në thotë se “Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.