×
  • Lajme
  • Lajme

    Japin dorëheqje dy ministra të Qeverisë në detyrë

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 9:39

    Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Qeverinë në detyrë në ditën kur pritet të votohet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin.


    Express raporton se sipas vendimeve të nënshkruara nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, Besnik Tahiri jep dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit në Detyrë të Punëve të Jashtme.

    Besian Mustafa ndërkaq, në vendim thuhet se është liruar nga detyra e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

    Ndryshe sot pritet konsituimi i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë Kurti 2.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!