×
  • Lajme
  • Lajme / FSK

    Jashari takohet me Komandantin e KFOR-it, flasin për situatën aktuale të sigurisë në vend

    Reporteri
    25 Tetor 2024 | 18:47

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani.

    Në njoftimin e lëshuar nga FSK thuhet se Jashari dhe Barduani kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend, shkruan Reporteri.net.

    Ata janë zotuar që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon

    “Gjeneral Jashari fillimisht e uroi Gjeneral Barduanin për fillimin e detyrës së re si Komandant i KFOR-it, gjithashtu e informoi për zhvillimet në FSK, angazhimet, trajnimet dhe aktivitetet të tjera në vijim. Gjithashtu, u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe më gjerë. Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Barduani gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!