×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Jashari takon shefin e stafit të KFOR-it, flasin për bashkëpunim të ndërsjellë dhe profesional

    Reporteri
    28 Tetor 2024 | 16:56

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka takuar shefin e stafit të KFOR-it, gjeneral brigade Arthur Garffer.

    Sipas një njoftimi në Facebook, u bë e ditur se takimi u fokusua në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe profesional në mes të KFOR dhe FSK-së, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigade Arthur Garffer Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim Shefin e Stafit të KFOR, Gjeneral Brigade Arthur Garffer. Takimi u fokusua në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe profesional në mes të KFOR dhe FSK. Gjeneral Garffer falënderoi Gjeneral Jasharin për mbështetjen e ofruar dhe vlerësoi lartë profesionalizmin e FSK-së”, thuhet në njoftim.

    Në fund të takimit gjeneralët u zotuan që të vazhdohet ky nivel i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!