×
  • Lajme
  • Lajme / Audio-incizimi
    INSTANT

    “Je dëgjuar pesë herë me Radojiçiqin”, publikohet pjesa e dytë e bisedës së Kusari-Lilës me Simiqin

    Reporteri
    11 Korrik 2023 | 15:20

    Është publikuar edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza Kusarit, shefes së Grupit Parlamentar të VV-së me Slavko Simiqin, deputetin e Listës Serbe.

    Në përgjimin e ri të publikuar nga gazeta Nacionale dëgjohet teksa Sllavko Simiq i thotë Kusari-Lilës se (siç) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Milan Radojiçiqin.

    “Paramendo që dikush të jetë ashtu siç po thua ti që jemi, jo me sjellje si partnerë, pra të jemi të atillë që incizojnë këtë bisedë dhe ta lëshojë në media. Por, po se nuk do të thyhej veç ty koka, por edhe Kryeministrit Kurti do t’i thyhej koka të gjithëve me rend, nëse do të thoja këtë. Ne nuk merremi me gjëra të tilla. Kur të thotë Milani diçka, kur të merremi vesh për diçka..”

    E një mesazh të Radojiçiqit, deputeti Slavko Simiq ia lexon shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, se PDK-ja i ka shkaktuar “më së shumti dëme në jetë” dhe se do të përballej me ta “sa të ishte gjallë”.

    Gjithashtu, Milan Radojiçiq vazhdon i ankohet shefes së deputetëve të VV-së për trajtimin që po i bëhej nga ana e shtetit të Kosovës.

    “Ndoshta kam mundur unë që të publikoj komunikimin që kemi pasur unë e ti, drejtpërdrejt – kjo është ajo që të përfoli unë – por, jo, jam në rend të parë njeri që këtë nuk e bën e pastaj politikan që ju e keni nënçmuar shumë.” – shkruhet tutje në atë mesazh.

    Kusari poashtu e pyet për çfarë arsyesh e kanë vënë në listë të zezë të Amerikës Radojiçiqin dhe se pse Lista Serbe nuk po ia shprehte shqetësimet ambasadorit amerikan.

    Audio-përgjimi mes Mimoza Kusarit e Slavko Simiqit, zbulohet biseda e shefes së deputetëve të VV’së me Milan Radojiçiqin

    Kukësi me “metodë” speciale, kutitë e votimit në fshatin Bele dorëzohen me gomar

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 20:27

    Është mbyllur procesi votimit në vend, në orën 19:00 siç ligji e parashikon.

    E ndërsa ka nisur dorëzimi i kutive të votimit drejt qendrave të numërimit, në një fshat të Kukësit, dorëzimi behët në një mënyrë ‘paksa’ më ndryshe.

    Siç shihet edhe ne pamje, në fshatin Bele, dorëzimi i kutive po behët me gomar./Top Channel

    Tension në Tiranë, PD akuzon PS për shkelje të kodit zgjedhor pranë shkollës “Petro Nini”.

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 20:12

    Një situatë e tensionuar është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, vetëm pak minuta para mbylljes së procesit të votimit.

    Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për të bllokuar një ambient pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, të cilin e konsiderojnë si zyrë elektorale të padeklaruar të Partisë Socialiste.

    Përfaqësues të PD-ë, konkretisht, Belind Këlliçi, ka ngritur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor, përfshirë mbajtjen e listave të votuesve dhe përdorimin e sendeve të dyshimta.

    Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat, tha: “Këtu është rasti më i paprecedentë në botë që deputeti Braçe thotë se kjo është zyra ime e punës dhe nuk njeh stafin e tij elektoral, kush ishin ata që ikin me vrap. Persona që ikin me vrap, një drejtoreshë e qendrës kombëtare të inovacionit, rreth 5-6 të rinj të tjerë që me çanta në shpinë, me kapuç kanë ikur me vrap në momentin që janë konstatuar këtu nga aktivistë të PD-së dhe nga një gazetare. Kjo është zyrë elektorale e padeklaruar, pa logo dhe e PS-së.

    Gjatë ditës kemi marrë nje denoncim që në këtë ambient po kryhet një krim zgjedhor duke blerë vota në këmbim të parave, duke shantazhuar votuesit në proces. Kemi ardhur këtu për të verifikuar në terren. Kanë konstatuar që dera ka qenë e hapur dhe brenda kanë qenë rreth 6-7 persona që punonin me laptopë, me hartë në mur dhe me lista. Menjëherë u është bërë thirrje të deklarojnë se kush janë si individë dhe çfarë po bëjnë, dhe kanë mbyllur derën.

    Në atë moment është konstatuar që janë hequr hartat nga muri, kanë paketuar material se çfarë kanë patur dhe ia kanë futur vrapit. Këto pamje janë të filmuara nga gazetaret dhe mediat dhe të transmetuara live. Nëse dikush nuk ka shkelur ligjin nuk ka pse të marrin çantën, të vërë kapuç dhe të ikë me vrap”, tha Këlliçi.

    Sipas tij, përfaqësuesit e opozitës kanë kontaktuar gjashtë herë Policinë e Shtetit pa marrë përgjigje, dhe patrulla ka mbërritur në vendngjarje pas 30 minutash. Këlliçi tha gjithashtu se në ambient ishte edhe një person “me precedent kriminal”, që shoqëronte deputetin Erion Braçe.

    Policia ka mbërritur më pas në vendngjarje për të vlerësuar situatën, ndërsa përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar hetim të plotë dhe kqyrje të ambientit si skenë e mundshme krimi elektoral.

    Sipas Exit Pollit: Këto janë komunat ku kryeson PD e Sali Berishës

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 20:07

    Sipas Exit Pollit të Klan Kosova, Partia Demokratike e Sali Berishës ka fituar në komunat veriore, përveç Dibrës.

    Kjo, me përjashtim të qarkut Dibër, ku PS merr 3 mandate dhe 2 mandate PD.

    Mandatet shpërndahen mes dy forcave më të mëdha në vend PD dhe Partia Socialiste.

    Konkretisht në qarkun Kukës mandatet shpërndahen 2 për koalicionin PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe 1 për PS.

    Në qarkun Lezhë, PD merr katër mandate ndërsa Partia Socialiste 3 mandate.

    Në qarkun Shkodër, mandatet ndahen pesë për Partia Demokratike dhe 4 mandate për atë Socialiste.

    “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha sipas Exit Pollit të Klanit

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 19:39

    Një Exit Poll i publikuar në “Klan Kosova” tregon rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri.

    Sipas të njëjtit, Lulzim Basha me Koalicionin Euroatlantik, i cili u komentua shumë gjatë fushatës, ka marrë 1.40 për qind apo 1 mandat.

    Rezultatet si vijon:

    Mandatet e fituara si ne vijim:

    51.8% apo 79 mandate, Partia Socialiste

    38% apo 54 mandate, Partia Demokratike

    1.80 apo 0 mandate, Shqipëria e Bashkuar

    3.60% apo 2 mandate, Partia Mundësia

    2.20% apo 3 mandate, PSD

    1.20% apo 1 mandat, LB

    1.40% apo 1 mandat, KE

    Exit Polli i Klan Kosova: PS e Edi Ramës siguron 79 mandate, PD e Sali Berishës 54 sosh

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 19:34

    Sondazhi i Klan Kosova ka nxjerrë PS-në e Edi Ramës fitues të zgjedhjeve në Shqipëri.

    Në këto rezultate, PS thuhet të ketë fituar 51.8%, duke siguruar 79 mandate.

    Derisa PD e Sali Berishës, ka fituar vetëm 38%, duke siguruar vetëm 54 mandate në parlamentin shqiptar.

     

    Sali Berisha për procesin e votimit: Kemi gëzim në të gjitha anët

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 19:31

    Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërsië ka folur sot pas votimit në zgjedhje.

    Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që erdhën për të votuar, si dhe ka pas një falënderim edhe për komisionerët.

    “Për të gjithë ata që erdhën nga toka dhe ajri për të firmosur ndryshimin, dhe kam një mirënjohje për të gjithë komisionerët, engjuj të vërtetë të botës së qytetarëve, kanë bërë një punë të guximshme, kanë evidentuar çdo shkelës të ligjit”, tha Berisha, raporton Interaktiv Talks.

    I pyetur se si i duket procesi i deri tanishëm, kreu i PD-së shprehet mjaft i kënaqur.

    “Thirrja ime është të zbatojnë ligjin. Nga informacionet deri më tani, kemi gëzim në të gjitha anët”, deklaroi Berisha. /Reporteri.net/.

     

    Mbyllet zyrtarisht orari i votimit në Shqipëri

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 19:15

    Mbyllet zyrtarisht orari i votimit në Shqipëri. Prej orës 07:00 deri në 19:00 u votua në gjithë Shqipërinë.

    Zgjedhësit që janë ende në radhë në qendrat e votimit do mund të votojnë edhe përtej orës 19:00.

    Procesi vijoi normalisht, me incidente të vogla në disa qarqe.

    Deri në orën 18:00, KQZ raporton se pjesëmarrja në votim ishte 41.37%.

    Kanë raportuar 3887 nga 5225 qendra votimi në total.

    Krahasuar me vitin 2021 kemi një pjesëmarrje gati 4.24% më të ulët, ku 4 vite më parë deri në orën 18:00 ka qenë afro 45.48%.

     

     

    Exit Polli i Klan Kosova: PS merr 51.8%, PD 38%

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 19:06

    Është prezantuar Exit Poll-i i parë për zgjdhjet në Shqipëri nga KlanKosova.

    Sipas këtyre rezultateve, për katër vitet e ardhshme Shqipërinë do ta udhëheqë Partia Socialiste e Edi Ramës.

    PS ka marrë 51.8%, ndërsa Partia Demokratike e Sali Berishës 38%.

    Përqindja e partive sipas Exitpollit: 

    51.8% Partia Socialsiste – 79 mandate

    38% Partia Demokratike – 54 mandate

    18.30% Shqipëria e Bashkuar – 0 mandate

    18.30% Partia Mundësia – 2 mandate

    2.20% PSD – 3 mandate

    1.20% LB – 1 mandat

    1.40% KE – 1 mandat

    Mbi 40% dalja deri në orën 18:00 në zgjedhjet në Shqipëri

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 18:55

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18:00.

    Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 40.91% nga 2423 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

    Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 4.6% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 18 ka qenë 45.48%. /tch

     

    E frikshme në Sarandë, Komisioneri i Partisë së Lirisë rrëzohet derisa po ecte në rrugë

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 18:48

    Një ngjarje e frikshme ka ndodhur sot në Sarandë, ku një komisionar i Partisë së Lirisë është rrëzuar papritur derisa po ecte në rrugë.

    Një ngjarje e frikshme ka ndodhur sot në Sarandë, ku një komisionar i Partisë së Lirisë është rrëzuar papritur derisa po ecte në rrugë.

    Në ato momente, aty një gazetar dhe kandidati i Partisë Socialiste i zonës Vasil Llajo, ndërhynë menjëherë për të dhënë menjëherë ndihmën e parë.

    Pas dhjetë minutash erdhi ambulanca. Mjekët thanë se pacienti pati krizë epileptike dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./Top Channel

    KQZ publikon shifrat, kaq qytetarë në Shqipëri votuan deri në orën 17:00

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 18:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 17:00.

    Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 38.44% nga 2266 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

    Në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë në këtë orë përqindja ishte 35.07%, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 16 ka qenë 43.89%.

    U përplas me qytetarët në Vorë, nisin hetimet për Flamur Nokën

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 17:47

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është vënë nën hetim pas kallëzimit të dy qytetarëve me të cilët u përplas sot në Qendrën e Votimit në Vorë.

    Ai u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

    Votuesit Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç kallëzuan në polici se ai i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.

    Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

    Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.

    Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme”, sipas policisë.

    Noka pretendoi se qytetarët janë paguar nga socialistët për të votuar PS.

    Nga ana tjetër qytetarët e kanë quajtur mashtrues, ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij. / TCH

    Votoi ministrin e Brendshëm dhe publikoi foto, arrestohet ish-efektivi i policisë

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 17:42

    Renato Feri, ish-efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës, është arrestuar këtë të dielë pasi fotografoi votën e tij dhe e publikoi në rrjetet sociale, një veprim i ndaluar nga ligji gjatë procesit zgjedhor.

    Në postimin e bërë në rrjete sociale, Feri shfaqet duke votuar për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

    Ai është një emër i njohur për strukturat e policisë, pasi në vitin 2023 ai u përjashtua nga radhët e uniformave blu pas një incidenti të bujshëm.

    Gjatë kohës që po lëvizte me motor si civil, ai refuzoi t’u bindet urdhrave për ndalim nga Forcat “Shqiponja”, duke shtuar shpejtësinë dhe duke ofenduar efektivët. Ngjarja ndodhi pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

    Pasi u shmang ndalimit, Feri u kap më vonë në autostradën Tiranë–Elbasan, pas një ndjekjeje të organizuar nga forcat policore./Euronews Albania

    Nard Ndoka: Edi Rama e urren Kosovën, zgjedhjet sot do t’i fitojë Berisha

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 17:17

    Kreu i Partisë Demokristiane në Shqipëri, Nard Ndoka, ka thënë se zgjedhjet e së dielës do t’i fitojë Sali Berisha, dhe sipas tij, ai do të bëhet kryeministër i ri i Shqipërisë.

    Edhe pse nuk është në listën e të djathtëve, Ndoka ka thënë se është koha e fundit që të përfundojë sundimi i Partisë Socialiste.

    Në një intervistë për Interaktiv Talks të gazetarit Xhemajl Rexha, Ndoka ka thënë madje se Edi Rama e urren Kosovën.

    “Sali Berisha është i vetmi që e do me zemër Kosovën. Edi Rama nuk e do, madje ai e urren Kosovën, dhe u ka vënë kosovarëve dy pagesa”, ka thënë Ndoka.

    35.85% e shqiptarëve votuan deri në ora 16:00

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 17:02

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë të ditur se deri në ora 16:00 kanë dalë për të votuar 35.85% e shqiptarëve.

    Sipas KQZ-së, këto të dhëna vijnë nga 2500 qendra votimi prej 5225 qendrave në total.

    Krahasuar me katër vjet më parë, më 14 maj 2021, përqindja e daljeve deri në orën 16:00 ishte 32.83%.

    Tirana dhe Dibra me përqindjen më të lartë të daljes në zgjedhje, Vlora më të ulët

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 16:25

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në votime deri në këtë moment, bazuar në raportimet nga qendrat e votimit në të gjithë vendin.

    Deri tani, janë raportuar të dhëna nga një pjesë e qendrave, dhe më poshtë paraqitet një përmbledhje e pjesëmarrjes sipas qarqeve:

    Tirana kryeson si zakonisht me numrin më të lartë të votuesve – 157.403 votues nga 423.942 të regjistruar në qendrat e raportuara, që përbën 37.17% të pjesëmarrjes.

    Dibra mban përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes me 38.90%, ndjekur nga Kukësi me 37.42%.

    Vlora ka aktualisht përqindjen më të ulët me 23.91%, ndonëse me një numër të konsiderueshëm votuesish (31.215 nga 130.528 të raportuar). Fieri, një nga qarqet më të mëdha, ka raportuar një pjesëmarrje prej 33.79%, ndërsa Durrësi shënon 30.50%.

    -Berat Deri tani në qarkun e Beratit kanë votuar 19,608 qytetarë nga 61,642 të regjistruar në qendrat e raportuara, duke shënuar një pjesëmarrje prej 31.81%.

    -Dibër: Në Dibër janë paraqitur në votime 16,805 votues nga 43,200 të raportuar, me një pjesëmarrje të lartë prej 38.90%, një nga më të lartat në vend.

    -Durrës: Në qarkun e Durrësit kanë votuar 60,376 persona nga 197,944 të regjistruar në qendrat e raportuara, duke arritur një pjesëmarrje prej 30.50%.

    -Elbasan: Elbasani ka shënuar një pjesëmarrje prej 33.71%, me 44,043 votues nga 130,643 të regjistruar në qendrat që kanë raportuar.

    -Fier: Në Fier kanë votuar 52,109 persona nga 154,198 në qendrat e raportuara, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 33.79%.

    -Gjirokastër: Qarku i Gjirokastrës ka një pjesëmarrje prej 31.03%, me 15,719 votues nga 50,658 të regjistruar në qendrat e raportuara.

    -Korçë: Në Korçë kanë votuar 50,867 qytetarë nga 155,902 të raportuar, me një pjesëmarrje prej 32.63%.

    -Kukës: Kukësi ka një ndër përqindjet më të larta të pjesëmarrjes, 37.42%, me 10,940 votues nga 29,238 në qendrat e raportuara.

    -Lezhë: Në Lezhë kanë votuar 15,461 persona nga 48,343 në qendrat e raportuara, me një pjesëmarrje prej 31.98%.

    -Shkodër: Shkodra ka shënuar një pjesëmarrje prej 28.61%, me 30,579 votues nga 106,870 të regjistruar në qendrat që kanë raportuar.

    – Tiranë: Tirana, si qarku më i madh, ka raportuar 157,403 votues nga 423,942 në qendrat e raportuara, me një pjesëmarrje prej 37.17%.

    -Vlorë: Vlora ka aktualisht pjesëmarrjen më të ulët me 23.91%, ku kanë votuar 31,215 persona nga 130,528 të raportuar.

    Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 16:07

    Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot dyshohet se ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve, raporton A2 CNN.

    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qendrën e votimit 0871 në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë Milot. Mësohet se dy personat e konfliktuar janë Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi.

    Konflikti ka nisur brenda perimetrit të sigurisë në forme debati me fjale dhe ke përfunduar jashtë perimetrit të sigurisë.

    Sipas informacioneve paraprake shtetasi Kastriot Perdoda dyshohet se ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri, jashtë perimetrit të sigurisë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a2cnn/

    Fadil Vokrri, sërish në listën e votuesve në Tiranë

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 15:52

    Emri i legjendës kosovare të futbollit, Fadil Vokrri vazhdon të figurojë në mesin e votuesve në Tiranë, edhe disa vjet pas vdekjes së tij.

    Vokrri mbante edhe nënshtetësi të Shqipërisë, dhe gazetari Xhemajl Rexha ka gjetur emrin e tij te Qendra e Votimit, te Liceu Artistik, në Tiranë.

    Ngjashëm, emri i tij figuronte edhe në zgjedhjet e 2021, duke shfaqur faktin se listat nuk janë përditësuar.

    Për më shumë ndiqeni videon:

    Deri në ora 15:00 pjesëmarrja në zgjedhje ishte 33.09%

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 15:36

    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet e 11 Majit deri në orën 15:00.

    Sipas asaj që raporton KQZ pjesëmarrja deri në orën 15:00 është 33.09%. Kryesojnë qarku i Tiranës, Dibrës, Kukësit dhe Fierit për numrin më të lartë të pjesëmarrjes./Klan Tv

    Voton kreu i SPAK-ut, Altin Dumani

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 15:23

    Kryetari i SPAK-ut, Altin Dumani, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që po mbahen sot në Shqipëri.

    I shoqëruar nga bashkëshortja, Dumani mbërriti në qendrën e votimit në orët e paradites.

    Procesi zgjedhor në Shqipëri ka nisur që në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të jetë i hapur për qytetarët deri në orën 19:00.

    KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje deri në ora 14:00 është 29.53%

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 14:57

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 14.

    Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 29.53% nga 2276 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

    Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 2.2% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 14 ka qenë 35.62%./TCh/

    Lajmi në Zhvillim
    Audio-përgjimi mes Mimoza Kusarit e Slavko Simiqit, zbulohet biseda e shefes së deputetëve të VV’së me Milan Radojiçiqin
    10 Korrik, 2023 - 13:59

    Një audo-incizim mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, është publikuar sot nga Gazeta Nacionale. Audio-incizimi i publikuar është i qershorit të vitit të kaluar. 

    Biseda e përgjuar ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është zhvilluar në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

    Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin – kriminelin serba nga veriu, në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

    Slavko Simiq dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kanë pasur raport partnerësh me të. Këtë, shefja e deputetëve të VV-së nuk e mohon.

    Pjesë nga biseda: 

    Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”.

    Mimoza: “Dy tre minuta”.

    Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend”.

    Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe cfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”

    Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?”.

    Slavko: “Milani bre është kryesore, po cfarë Rakiqi, i cili është vec kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspa tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”.

    Mimoza: Pse po më thua mua?

    Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë, që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë, asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”.

    Slavko: “Ti e din që prej fillimit që e kemi pasë një raport partnerësh…, e tash ti mu po më pyet për këtë ligj kur na kena probleme më të mëdhaja”.

    Mimoza: “E di Slavko, e di, ama tash krejt këto pika që janë në agjendë e ato nuk mund të hjekën nëse ne nuk votojmë ashtu siç kemi folë ose nëse qeveria nuk tërhiqet…”.

    Shpërndaje:
    A ishte në dijeni Kurti për bisedën e Kusari-Lilës me Radojçiqin, përgjigjet shefja e GP të VV-së
    10 Korrik, 2023 - 21:42

    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se me Slavko Simiqin ka folur 15 minuta.

    “Aq, s’kam pasë takim më gjatë, me Slavkon është fjala”, ka thënë Kusari-Lila.

    Kusari – Lila, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i njoftuar për bisedën e saj më kriminelin, Milan Radojçiq. Kusari ka shtuar se këtë ia ka treguar më vonë.

    “Jo s’ka qenë (i informuar Kurit)… se kjo nuk është diçka që është përgatitë, jo është diçka që jam përballë ose ballafaqua në moment në zyre kur ka qenë Slavko Simie. Dhe natyrisht ai çdo të dytën referencë e përmend Radojçiqin dhe e bënë këtë thirrje me të. Unë e kom ndi obligim që duhet me ia komuniku (para 4 muajve) kryeministrit dhe me ia tregu rrethana që ka ndodhë kjo bisedë”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Brenda orës, Kusari-Lila e qet veten në rrenë, pranon se komunikoi me Radojiçiqin: Simiqi e lëshoi në interfon
    10 Korrik, 2023 - 18:17

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka folur sërish pas publikimit të audio-përgjimit të saj me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku përmendet edhe një kontakt me Milan Radojiçiqin, shkruan Reporteri.net.

    Kusari Lila për “Info Magazine” në Klan Kosova tha se ajo vetë ka qenë prezente në një moment kur Slavko Simiq në zyrën e saj flet me Milan Radojiçiqin, por ajo thotë se Simiq e kishte lëshuar telefonin e tij në “speaker phone”.

    “Kam qenë prezente, ku Slavko Simiq bisedon me Radojiciq, ka qenë në zyrën time, dhe e lëshon telefonin në “speaker phone”, kaq ka qenë. Diskutimi ka qenë në gjuhen shqipe për çështjen e vendosjes së institucioneve të Kosovës në veri për domosdoshmërinë e shkuarjes në Valaq, dhe natyrisht që kam dëgjuar prej anës së tij se është i pakënaqura me çka po ndodhë”, tha Kusari-Lila, e cila gjatë ditës tha se as nuk ia kishte numrin e s’kishte kurrfarë kontakti me Milan Radojiçiqin.

    Kusari-Lila mohon se ka komunikuar me Radojiçiqin, për Simiqin arsyetohet se biseda ka qenë për agjenda parlamentare

    Tutje, Mimoza Kusari-Lila thotë se komunikimi me Simiq ka qenë për çështje të legjislacionit dhe që nuk ka pasur rezultat, pasi siç tha ajo bashkëpunimi me Listën Serbe është ndërprerë para se ata të largoheshin nga institucionet.

    “Fakti që po flitet për një bisedë të zhviluar brenda Kuvendit të Kosovës, me nënkryetarin e Kuvendit, është në periudhe kohore 13 muaj, e tregon që bashkëpunimi me Listën Serbe nuk kane qene dhe nuk kanë dhene asnje rezultat per Kuvendin. Përkundrejt përpjekjeve që të ketë normalitet është pa që fushë veprimtaria e tyre ka qenë në interesa të një ose dy njerëzve me urdhra të Vuçiqit dhe Radojiciqit ketu. Ajo që mund të thuhet komunikimi ka qenë per çështje të ligjislacionit, pa të cilin nuk mundet mu kalu. S’ka qenë koordinim, se nuk ka rezultat. Për të trija ligjet që kemi bisedu, asnjëra nuk ka kalu. Ata nuk kanë pa hapësire të bashkëpunimit me Qeverinë Kurti. Bashkëpunimi u ndërpre ende pa u tërheq ata prej institicuoneve tërësisht, kur kërkesat e tyre kane qenë absurde. Duket që një praktikë e keqe që ata janë msu ta kenë me opozitën e dikurshme, i kanë bërë ata me bindjen se mund te jenë kushtëzues”.

    “Unë asnjëherë në jetë nuk e kam takuar, as nuk m’ka thirr, as nuk kam numër të tij apo komunikim të tij direkt. Kam qenë prezente kur zoti Simiq ka bisedu me të dhe ka qenë çështja për vënien në kontrollë për kthimin dhe funksionimin e KOST-it në veri. Për të qene sa më i zbatueshëm plani i cili sot e kësaj dite nuk po zbatohet”./Reporteri.net/

    Audio-përgjimi mes Mimoza Kusarit e Slavko Simiqit, zbulohet biseda e shefes së deputetëve të VV’së me Milan Radojiçiqin

    Shpërndaje:
    Kusari-Lila mohon se ka komunikuar me Radojiçiqin, për Simiqin arsyetohet se biseda ka qenë për agjenda parlamentare
    10 Korrik, 2023 - 15:40

    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur lidhur me përgjimet e publikuar në media për një komunikim me Igor Simiqin e Listës Serbe.

    Kusari-Lila tha se kontakti me ish-deputetin ka qenë në suaza të normales dhe se është biseduar për votimin e tri projektligje; Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale.

    Ajo ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiq dhe Slavko Simiqin.

    “Ka 15 muaj që Lista serbe nuk është pjesë e Kuvendit, nëse atyre po ju mungon e dinë ku i kanë adresat, në kohën kur kanë qenë pjesë e Kuvendit, komunikimi ka qenë tërësisht në bazë të komunikimit brenda Kuvendit, brenda seancës për agjenda. Kanë qenë tri agjenda vazhdimisht që e kanë përcjellë këtë komunikim; Ka qenë Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe kërkesat që ata vazhdimisht i kanë parashtruar në raport me mjetet transportuese, qofshin mortore ose ambulante dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Pra krejt ka qenë nën këtë kuptim, përderisa për aludimin e komunikimit të personit në fjalë për mua kontakt në Kuvendin e Kosovës kanë qenë dy përfaqësues, shefi i deputetëve Igor Simiq dhe Slavko Simiq, që tash e kanë treguar që përkundër përpjekjeve për çfarëdo normaliteti në kuptimin e përfaqësimit të interesave, ata kanë komunikim dhe sjellje abnormale, edhe këto supozime të një portali në veçanti, e tregojnë përpjekjen e dëshpëruar të tyre për të treguar një pamje tjetër për asaj se çfarë po ndodh në terren”, u shpreh ajo për EkonomiaOnline.

    “Mos të harrojmë, sot në terren janë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, sot individë të lidhura me këto grupe kriminale po arrestohen, natyrisht sipas veprave të cilat i kanë bërë dhe gradualisht veriu po i kthehet normaliteti. Prandaj, krejt çka mund të them është një përpjekje e dëshpëruar për të njollosur së pari Qeverinë, e pastaj pozitën. Për mua është paksa edhe absurde mënyra dhe forma, por gjithsesi që jam këtu për secilin që ka pyetje me këtë”, u shpreh ajo.

    Kusari-Lila tha se nuk ka komunikuar asnjëherë me nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radojçiqin, i cili ka urdhërarrest nga Policia e Kosovës. Për të njëjtin, tha se do të arrestohet në momentin që do të kapet nga Policia.

    “Unë nuk kam as numër, as komunikim me Milan Radoiçiqin. Unë i përmenda, kanë qenë dy përfaqësues këtu që ishin, përderisa gjatë gjithë kohës i kam refuzuar dhe i kam rezistuar komunikimit me të dhe komunikimi çfarë kanë pasur Lista serbe me Milan Radojçiqin është çështje e tyre, e kanë nënkryetar, ai dihet se si është dhe në Qeverinë Kurti është kthyer aktakuza dhe është kthyer urdhërarresti, prandaj edhe në momentin që do të zihet ai do të arrestohet. Prandaj nuk ka ndonjë hapësirë për ndonjë komunikim tjetër në raport me këtë person”, tha ajo.

    Audio-përgjimi mes Mimoza Kusarit e Slavko Simiqit, zbulohet biseda e shefes së deputetëve të VV’së me Milan Radojiçiqin

    Shpërndaje:
    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!