×
  • Lajme
  • Lajme

    “Je e paditur dhe s’merr vesh në diplomaci”, deputetja e PDK-së, Gërvallës: Albini të ka përjashtuar nga kabineti

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 16:28

    Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti. Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi i ka reaguar në një moment ministres Donika Gërvalla duke i thënë se atë Kryeministri Albin Kurti e ka përjashtuar atë nga kabineti i tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Musliu Shoshi gjithashtu i tha ministres Gërvalla se përveç se merret me punët brenda Ministrisë që drejton, nuk ka asgjë tjetër.

    “Zonja Gërvalla më vjen keq që s’je pjesë e kësaj mrekullie që ka ndodhë. Sepse po shihet që Albini të ka përjashtua nga kabineti qeveritar. Kompetencat po shihet që i ke dorëzua te zv.ministri Kreshniku. Ti përveç që merresh me punët e brendshme të MPJ-së asgjë tjetër s’ke. Edhe ato punë me të cilat merresh brenda ministrisë i ke të jashtëligjshme. Instancat gjyqësore çdo ditë po të kthejnë vendime që je në kundërshtim me ligjin”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

    Tutje, deputetja e PDK-së e quajti Gërvallen të paditur.

    “Në krye të diplomacisë je ti që je jashtëzakonisht e paditur dhe s’merr erë në këtë punë. Përpos përçarjes brenda MPJ s’ke bërë bash asgjë. Kosova s’ka shërbim të jashtëm, as lobim, e njohjet e reja as në shprehje nuk vijnë. Anëtarësimet në institucionet ndërkombëtare janë vetëm në mënyrë dëshirore”, ka thënë deputetja e PDK-së./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!