×
  • Lajme
  • Lajme

    Jehona Lushaku-Sadriu: Si parti, arritëm të shënojmë rritje e rikthim të LDK-së, por jo atë që kishim synuar

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 11:27
    Jehona Lushaku-Sadriu

    Kandidatja për deputete nga LDK, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas publikimit të rezultateve preleminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Ajo përmes një postimi në Facebook është shprehur se si LDK ata janë rritur por nuk kanë arritur atë që e kanë synuar.

    Postimi i saj:

    Të dashur qytetarë,

    Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që na keni dhënë në këto zgjedhje. Qëndroni të vendosur në rrugëtimin tonë, për ta bërë Kosovën vend të zhvilluar e evropian!

    Si parti, arritëm të shënojmë rritje e rikthim të LDK-së, por jo atë që kishim synuar.

    Rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve tregojnë se nuk kemi arritur të thyejmë propagandën e urrejtjes dhe përçarjes sa duhet. Na pret shumë punë për të shpalosur mashtrimin, dhe këtë punë do ta fillojmë menjëherë.

    Të gjithë ne duhet të angazhohemi fuqishëm për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të zhvilluar Kosovën, ashtu siç e meritojmë.
    Jehona

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!