×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jemi në krizë”, Shahini paralajmëron mbylljen e disa bizneseve: ZRrE të shtyjë vendimin për një vit

    Reporteri
    05 Qershor 2025 | 22:57

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka folur rreth protestës së paralajmëruar nga bizneset, kundër vendimit të ZRrE-së për dalje në treg të lirë të bizneseve.

    Të enjten në Kanal10, Shahini ka paralajmëruar se ky vendim do të detyrojë mbylljen e disa bizneseve dhe po ashtu reduktimin e punëtorëve.

    Ai ka kërkuar shtyrjen e vendimit të ZRrE-së për një vit.

    “Ashtu siç u paralajmërua sot dhe dje disa kompani po do të mund të mbyllen disa do t’i reduktojnë punëtorët dhe kjo është një rrezikim i rënies ekonomike. Ne këtë vit kemi rreth 100 mijë kontributdhënës më pak sesa vitin e kaluar dhe kjo tregon se ne jemi në një krizë në një gjendje jo të mirë ekonomike dhe për këtë kohë ne po kërkojmë që vendimi i ZRrE-së të shtyhet në një afat një vjeçar”, ka thënë Shahini.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!