×
  • Lajme
  • Lajme / Pakënaqësi

    Jep dorëheqje drejtori i Klinikës së Kardiologjisë

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 11:02

    Lulzim Kamberi ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, teksa ka thënë se është penguar në avancimin e kësaj klinike.

    Përmes një email-i drejtuar mediave, Kamberi ka thënë se do të dorëhiqet për t’u përkushtuar në punë profesionale, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Tani kur Klinika e Kardiologjisë ‘lundron’ në ujëra më të qeta, do të tërhiqem nga posti i Drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, në vetë përfundimin e mandatit me qëllim të përkushtimit më të lartë në punë profesionale. Dorëheqja shpresoj të ndikoj në vetëdijësimin e shoqërisë për funksionalizim të mëtejmë. Gjatë kësaj kohe u ndesha me shumë veprime institucionale dhe joinstitucionale të cilat duhen ndërruar si: jofunksionalitet i duhur (ligjor etj..), neglizhencë, manipulime, kapje, interpretime të shtrembëruara etj.. Po ashtu, disa herë nuk ka qenë në nivelin e duhur edhe mbështetja dhe koordinimi i veprimeve nga strukturat hierarkike, me përjashtime”, thuhet në reagimin e tij.

    Tutje, Kamberi i ka listuar disa prej arritjeve brenda Klinikës së Kardiologjisë, duke përmendur riorganizimin e saj, themelimin e Elektrofiziologjisë, korrigjimin e defekteve interatriale dhe përkujdesin e shtuar në edukimin e kuadrove të reja.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!