Samedin Mehmeti ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës, njoftoi i ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta online “Reporteri.net”.
Shkas për dorëheqjen e Drejtorit të Policisë, ishte rasti i fundit i dhunimit të vajzës 11 vjeçare nga pesë persona në Prishtinë.
Sveçla e falënderoi për angazhimin dhe bashkëpunimin, si dhe i uroi suksese të mëtejme tashmë ish-drejtorit të Policisë.
Lajmërimi i plotë i ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçlës:
Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës.
Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.
Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.
Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.