Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka thënë se ky shtet nuk duhet ta marrë për të mirëqenë pozicionin aktual të fuqive perëndimore se ata nuk do të dorëzohen sa i përket pavarësisë së Kosovës.
Ai vlerëson se “në marrëdhëniet ndërkombëtare asnjëherë nuk ka kuptim të fjalëpërfjalshëm”, raporton H1.
“Serbia është e vetmja që kurrë nuk duhet të pajtohet për ta ndryshuar pozicionin e saj lidhur me pavarësinë e Kosovës, sepse ajo është themeli i identitetit tonë kombëtar për më shumë se gjysmë mijëvjeçari”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha në Kuvendin e Serbisë se ai kurrë nuk do ta njohë shtetin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.